Messi kërkon takim me drejtuesit, Barcelona nuk ndryshon qëndrim

schedule11:16 - 29 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 29 Gusht, 2020

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar rreth të ardhmes së tij. Argjentinasi e di shumë mirë se nuk do të largohet falas këtë merkato, por takimi i tij është refuzuar nga klubi.

Sipas raportimit të “El Periodico”, 33-vjeçari nuk dëshiron që klubi i tij i ardhshëm të paguajë klauzolën e tij prej 700 milionë eurosh dhe këtu qëndron ngërçi mes palëve. Sidoqoftë katalanasit nuk po lëvizin nga qëndrimi i tyre dhe ia kanë bërë të qartë se ose do të paguhet klauzola ose nuk ka asgjë për të diskutuar.

Drejtuesit e klubit blaugrana shpresojnë ende se mund ta bindin Leon për të qëndruar, por deri më tani ai ende kërkon largimin. Ditën e nesërme sulmuesi pritet të bëjë testin e Covidit dhe ditën e hënë do të marrë pjesë në stërvitjen e parë nën drejtimin e Ronald Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!