Levante mori një fitore të madhe 3-1 kundër Barcelonës duke vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit Valverde tek blaugranat. Kjo ishte humbja e 3 në 11 ndeshje në La Liga për katalanasit dhe duket se kjo ka vulosur fatin e Ernesto Valverdes në pankinën e Barcës.
Të njëjtin mendim ndan dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili kërkon shkarkimin e Valverdes sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas raportimit nga “Diario Gol”, argjentinasi beson se humbja ndaj një ekipi të vogël si Levante dhe fitorja me vështirësi kundër Sparta Praha-s, është e mjaftueshme për drejtuesit për ta shkarkuar spanjollin.
Madje Leo ka gati dhe emrin e zëvendësuesit për pankinën. Kapiteni i Barcës kërkon trajnerin e kombëtares së Holandës, Ronald Koeman. Legjenda e blaugranave shikohet si një opsion i mirë dhe nga ana e Lusi Suarez apo Gererd Pique, të cilët mbështesin idetë e holandezit. Por, prova finale për trajnerin aktual do të jetë ‘El Clasico’ i 18 dhjetorit, ku do vendoset fati i Valverdes. /abcnews.al