Mbrëmjen e djeshme Barça pati një mbrëmje të vështirë, por në fund falë penalltive mundi Real Sociedad dhe arriti të kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës.
Katalanasit morën lajmin e keq të mungesës së Leo Messit për shkak të një problemi muskulor para kësaj ndeshje dhe trajnerit Koeman iu desh të ndërtonte ndryshe ndeshjen dhe formacionin.
Mungesa e “Pleshtit” u ndie në fushë, por vetë ai mundua të bëjë maksimumin jashtë saj. Shumë thonë se Leo nuk është një lider, por mbrëmë ai tregoi të kundërtën.
Pas përfundimit të kohës së rregullt argjentinasi zbriti të fushën e blertë dhe i ndaloi shokët e tij një nga një duke i inkurajuar dhe i dhënë udhëzime taktike.
Më pas te gjuajtjet e penalltive ai ishte në stolin rezervave dhe përjetoi me shumë emocion goditjet e 11-metërshave. Te Barça shpresohet që “Pleshti” të jetë pjesë e finales. /abcnews.al