Nga lotët e lamtumirës nga Barcelona te buzëqeshja e rigjetur në Paris: ditët e fundit kanë qenë intensive për Leo Messin. Ylli argjentinas zgjodhi të vijojë karrierën te PSG.
34-vjeçari firmosi sot kontratën deri në 2023 me klubin francez, teksa në akord ekziston klauzola për zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit.
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka reaguar pak çaste më parë në Instagram, aty ku shkruan: “Po filloj një fazë të re në jetën time.
Po e bëj me gjithë motivimin dhe dëshirën për të vazhduar të mësoj çdo ditë. Ne do të punojmë për të përmbushur objektivat e PSG-së“, thekson Messi. /abcnews.al