Messi: I kam tejkaluar ëndrrat. Kupa e botës? Zoti ka vendosur kështu!

schedule23:24 - 25 Tetor, 2019

schedule 23:24 - 25 Tetor, 2019

Ëndrra e madhe e Leo Messit është fitimi i kupës së botës. Ylli argjentinas ka fituar shumë trofe, por të gjithë ia shprehin mungesën e fitimit të Botërorit. Gjithsesi, 32-vjeçari ka ende kohë për t’ia dalë dhe nuk e ka aspak problem diçka të tillë.

Në një prononcim për Tyc Sports, kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës flet edhe për “njollën” e karrierës së tij madhështore.

“Do të më pëlqente të isha shpallur kampion bote, por nuk do të ndryshoja asgjë nga karriera ime. Ky ka qenë fati im, ajo që Zoti më ka dhuruar. Dhe mendoj se mjafton. Nuk e kisha ëndërruar kurrë që do fitoja kaq shumë. Karriera ime ka qenë më e madhe sesa ëndrrat e mia”, përfundon Leo Messi. /abcnews.al