Manchester City përflitet si destinacioni i ardhshëm i Leo Messit, teksa shumë klube janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë yllit argjentinas për ta pasur në skuadër.
“Pleshti” ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe në verë pritet të largohet me parametra zero. Daniel Riolo, gazetari i RMC Sport është i bindur që Messi do të transferohet te PSG.
“Messi do të jetë pjesë e PSG-së vitin e ardhshëm, jam shumë serioz në këtë që po them“, deklaron gazetari francez, duke lumturuar tifozët e nënkampionëve të Europës. /abcnews.al