Lionel Messi ishte një nga protagonistët e ndeshjes mes PSG dhe Clermont, pasi argjentinasi edhe pse nuk gjeti vetë personalisht rrugën e rrjetës, “pleshti” arriti të asistonte në 3 raste Neymarin dhe Mappenë, në fitoren 6-1 që skuadra pariziene arriti.
Ish-sulmuesi i Barcelonës asistoi dy herë për Kylian Mbappen dhe një herë për Neymarin.
Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ishte hera e dytë brenda këtij sezonit që kompleton het-trik me asistime në një ndeshje.
Kësisoj, 34-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të Ligue 1 që ka regjistruar së paku tri asistime në dy ndeshje të ndryshme brenda një sezoni.
2 – Lionel Messi est le 1er joueur de Ligue 1 à délivrer 3 passes décisives lors de 2 rencontres différentes sur une même saison depuis qu’Opta analyse la compétition (2006/07). Cadeaux. #CF63PSG pic.twitter.com/jUs3Fw2e0u
— OptaJean (@OptaJean) April 9, 2022
/f.a/abcnews.al

