Prej vitesh tashmë, ndër debatet më “të nxehta” mes futbolldashësve është përcaktimi i lojtarit “më të mirë”, në historinë e futbollit, ku zakonisht përgjigjet janë të njëjta, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, mirëpo një prej “më të mirëve”, në historinë e futbollit belg ka një mendim tjetër sa i përket kësaj teme.
Bëhet fjalë për ish-“fantazistin” e Lille, Chelsea e Real Madrid, Eden Hazard, me këtë të fundit, i cili, i ftuar gjatë një emisioni është shprehur se për të “më i miri”, që ka zbritur ndonjëherë në fushën e blertë është ish-“ylli” i Bordeaux, Juventus e Real Madrid, Zinedine Zidane, me francezin, që ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm.
“Për mua, Messi është ai që të vjen në mendje kur flet për futbollin. Por njerëzit kanë një mendim ndryshe. Ronaldo është më i miri për të shënuar gola dhe për të sjellë trofe për skuadrën e tij. ai është 39 vjeç, por do të shënojë gola deri sa të shkojë 50, më besoni. Unë jam më shumë në stilin e lojës së ‘pleshtit”, por për mua, më i madhi në histori është Zidane”,- u shpreh Hazard. /i.m /abcnews.al