Mësim online apo në auditor? Studentët e universiteteve në rrethe me mendime të ndryshme

schedule10:45 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:45 - 2 Nëntor, 2020

Nisja e vitit te ri Akademik, starton prej kësaj të hënë, por në ndryshim nga vitet e tjera auditorët do të jene bosh, ndërsa mësimi do të zhvillohet online në auditorë.

Një vendim i marrë pak ditë më parë, por studentët janë shprehur se kjo do të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit.

Ata kanë kërkuar dhe pranuar se mësimi në klasë, duke respektuar edhe masat anti-covid do të ishte më i frytshëm. Këtë mendim e ndajnë studentët në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, kryesisht të vitit të parë,të cilët pranojnë se do të dëshironin që mësimi të zhvillohet normalisht dhe jo online, pasi nuk jep frytet e duhura dhe nuk është efikas.

Ndërkohë ndryshe janë shprehur një pjesë e studentëve në Korçë.

Të intervistuar nga Ledjona Xheladinaj ata theksuan se në një situatë të tillë pandemie mësimi online do të ishte më i konsiderueshëm. Sipas tyre mund të shmangin kontaktet edhe me personat e tjerë.

“Mësimi më mirë do të ishte online, pasi në një situatë të tillë për shkak të pandemisë, në shtëpi do të ishim më të sigurt”, u shpreh një prej studenteve.

Sakaq Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Suzana Golemi me nisjen e vitit të ri akademik  u ndal edhe tek situata që po kalon vendi nga pandemia.

Golemi u shpreh se Universiteti ka bërë gati programin e mësimit online dhe çdo gjë është ndarë, ku janë caktuar grupet e punës për çdo Fakultet.

“E vetëdijshme se situata që po kalojmë është e vështirë dhe keni pritur kthimin në auditore, por rregullat e vendosura na e pamundësojnë. Ti respektojmë Për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha Golemi.

Ndërkohë në Tiranë studentët janë duke zhvilluar protestë kundër mësimit online. Protesta është duke u zhvilluar para Minitrisë së Arsimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!