Lionel Messi bën me krahë një prej talenteve më të mëdhenj të Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka thurur elozhe për Ansi Fati, të riun që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç dhe po aktivizohet në këtë fillim sezoni me katalanasit.
“Ansu Fati më impresionoi që herën e parë kur e pashë në stërvitje. Ai ka gjithçka për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën në të ardhmen. Por ajo çka është më e rëndësishme, ai duhet të sigurohet që ky presion mos të ndikojë tek ai dhe të vazhdojë të rritet”, ka deklaruar Mesi.
Messi says he was impressed the very first day he saw Ansu train. Adds he has it all to be an important player at Barcelona, but that the players need to make sure all this pressure doesn’t affect him at just 16.
— Samuel Marsden (@samuelmarsden) September 23, 2019
Ansu Fati është aktivizuar në katër ndeshje në La Liga dhe vetëm njërën prej tyre e ka nisur si titullar. Sulmuesi ka shënuar dy gola, ndërkohë që ka dhënë edhe një asist. Së fundmi ai është pajisur edhe me pasaportën spanjolle. /abcnews.al