Meshë për flamurin/ Korça ruan traditën, mesha u mbajt për herë të parë në vitin 1923

schedule15:27 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:27 - 28 Nëntor, 2023

Edhe këtë 28 Nëntor Korca nuk harroi traditën tashmë shekullore të mbajtjes së një meshe për bekimin e flamurit.

Është i vetmi qytet në vend që realizon një ceremoni të tillë fetare.

Mitropoliti i Korçës Imzot Johani ka përcjellë bekimin për flamurin kombëtar, duke u shprehur se atdhetar është ai që lulëzon vendin e tij dhe jo ai që thotë vetëm fjalë të bukura.

Për herë të parë mesha e flamurit është mbajtur nga Fan Noli, në kishën e Shën Gjergjit në Korçë në vitin 1923 dhe prej atëherë është kthyer në një traditë të përvitshme dhe mbahet çdo 28 Nëntor në kishat e qytetit juglindor./abcnews.al