Mesha e shenjtë në Katedralen e Shkodrës pa besimtar, Massafra: Bashkë mund t’ja dalim

schedule15:44 - 15 Mars, 2020

schedule 15:44 - 15 Mars, 2020

Mesha e shenjtë në Katedralen e Shkodrës është zhvilluar pa praninë e besimtarëve.

Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra tha s’ka njerëz të cilët nuk e kanë marrë seriozisht Këtë situatë. Massafra tha se shpreson që numri i të infektuarve të mos rritet, duhet që të ndjekim këshillat e dhëna nga autoritetet.

“Duaje të afërmin tënd porsi vetën, qëndro në shtëpi”, u shpreh Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra.

Ka qenë kjo një nga 9 këshillat që Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra i është drejtuar besimtarëve gjatë meshës së të dielës të mbajtur në Katedralen e Shkodrës.

Mesha është zhvilluar pa praninë e besimtarëve. Këta të fundit e kanë ndjekur atë onlinë. Arqipeshkvi i Shkodrës u lut që numri i të infektuarve të ulet, e për këtë arsye u bëri apel qytetarëve që të ndjekim këshillat e dhëna nga autoritet.

“Të dashur ne të mbrojmë veten. Sa më shumë do t ëjemi të rreptë për të respektuar normat, aq më shpejtë do të mundet kjo epidemi”, u shpreh ai.

Si asnjëherë më parë Katedralja e Shkodrës ishte e zbrazur, ndërsa në meshë ishin vetëm klerikët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!