Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qendër të qytetit të Korçës sheshi u mbush me mijëra besimtarë ortodoksë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata ndezën qirinj dhe thyen vezët e kuqe duke ndjekur traditën. Mesha tradicionale u mbajt nga mitropoliti i Korçës imzot Johani.
Në Vlorë besimtarët ortodoks ndoqën meshën në kishën e Shën Theodhorit. At konstandin Prifti uroi besimtarët për pashkët.
edhe në Gjirokastër Besimtaret ortodoske festuan Pashket ne meshën e katedrales Ringjallja e Krishtit, e cila u mbajt nga Mitropoliti i Gjirokastrës Hirësi Dhimitri
Në Elbasan Mesha e Pashkëve mblodhi besimtarët në kishen e Shën Kollit. Qindra prej tyre u bashkuan duke ndezur qirinjt dhe duke u lutur së bashku.
Ndërkohë në Shkodër kremtimi I Pashkëve u mbajt në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit”. Besimtarët kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga famullitari i kishës ortodokse At Nikolla Petani./abcnews.al