Mesfushori i kombëtares i pafat, e dëmton një ukrainas dhe lë fushën

schedule15:52 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 15:52 - 14 Dhjetor, 2019

Brescia po fiton kundër Lecces, teksa Emanuele Ndoj ka qenë i pafat në këtë përballje. Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen si titullar, por në minutën e 29-të u detyrua të largohej nga fusha.

23-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë një përplasje me ukrainasin Shakhov. Tjetër dëmtim për Ndojn, i cili humbi edhe ndeshjet e para të kampionatit si pasojë e një dëmtimi.

Mesfushori nuk i duroi dhimbjet dhe u largua nga fusha i trishtuar, teksa kontrollet e specializuara do të konfirmojnë masën e dëmtimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!