Mesazhi i doktoreshës: Do t’i kthehemi një normaliteti të ri, COVID-19 do na bëjë të jetojmë ndryshe

schedule09:43 - 6 Maj, 2020

schedule 09:43 - 6 Maj, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” ka publikuar video-mesazhin e doktoreshë Entela Kolovani e cila shpjegon se pavarësisht se shifrat janë optimiste,  qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm. Doktoresha shtoi se tashmë vendi do të tentojë drejt një normaliteti të ri.

“Edhe pse shifrat janë optimiste dhe uroj që ky optimizëm të mbetet gjallë edhe në ditët në vijim, përsëri ne do të tentojmë t’i kthehemi një normaliteti të ri tashmë. Të gjithë do t’i drejtohemi këtij normaliteti, por duke pasur parasysh se nuk do të jemi më siç kemi qenë. Do të jemi njerëzit e kujdesshëm në vazhdimësinë e jetës, për të mbajtur distancat me njëri-tjetrin, për të qenë të kujdesshëm me higjienën personale, duke larë sa më shpesh duart, duke marrë të gjitha masat që do të na ndihmojnë, që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh.

Do t’i rikthehemi këtij normaliteti, duke qenë të bindur që gjithsecili prej nesh do të jetë përsëri në të njëjtat kushte, kur distancimi social do të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të ruajmë prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje shoqëruese. Unë uroj që ditët në vazhdim të jenë ditët, të cilat t’i rikthehemi këtij normaliteti, por gjithmonë Brenda kushteve të reja të distancimit, sepse koronavirusi do na bëjë të jetojmë ndryshe”, shprehet doktoresha.

Statusi i Ministres së Shëndetësisë:

Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese”
Ju lutem dëgjoni mesazhin e dr. Entela Kolovanit??
#BashkeKunder?Covid19?

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/946024469186937

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!