Mesazhi i Boçit pas votimit: Qytetarët të dalin të votojnë, vota nuk lexohet është e fshehtë

schedule10:34 - 14 Maj, 2023

schedule 10:34 - 14 Maj, 2023

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luciano Boçi ka votuar dhe mesazhi i tij ka qenë që qytetarët të marrin sa më shumë pjesë në zgjedhje për të bërë zgjedhjen e tyre.

Boçi në fjalën e tij është shprehur se votimi me pajisjen elektronike është e sigurtë dhe vota nuk dëgjohet ka thënë ai.

Ky është një realitet që është denoncuar nga ne dhe e kemi denoncuar edhe në prokurori rastet kur përkrahësit tanë janë indimiduar dhe të orientuar nga drejtuesi politik i qarkut Gjiknuri, që nuk ka vetëm rolin e drejtuesit politik por edhe të policit, rolin edhe të kryeministrit dhe çfarëdo lloj roli tjetër të sharësit dhe të dhunuesit me të gjithë mënyrat. Jemi në një betejë me administratën e shtetit me personat që janë në punë.  Votimi elektronik është i sigurt dhe vota nuk do të lexohet. Dua që ta përsëris pasi PS sot ka shpërndarë një mesazh për punonjësit e bashkisë se vota lexohet dhe duhet që të dalin të votojnë për to. Por unë u them se një gjë e tillë nuk është e vërtetë”, ka thënë Boçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!