Mesazhet e Ramës për SPAK/ Nazarko: Veç meritave për krijimin e drejtësisë së re, kërkon konsolidimin e shumicës

schedule17:23 - 7 Maj, 2024

schedule 17:23 - 7 Maj, 2024

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në “News Line” në ABC News, komentoi mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat dhe deputetët e PS-së.

Ai u ndal te mesazhet e Ramës për SPAK, ku tha se përveç meritave që Rama synon të marrë për themelimin e kësaj drejtësie, kreu i qeverisë kërkon konsolidimin e shumicës.

“SPAK e ka në detyrën e vetë ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Përveç meritave që Rama synon të marrë për themelimin e kësaj drejtësie, kërkon ta konsolidojë. Nëpërmjet konsolidimit të ligjërimit pajtues ndërtohet antiteza që është ligjërimi i anës tjetër. Për shkak të ngritjes së shpatës së SPAK mbi drejtues të lartë, Rama ka menduar se është momentit për të lëshuar mesazhe të tilla, si ato që dëgjuam sot. Ishte një lloj mënyrë për të treguar diferencën ndaj politikës së vjetër.

Rama synon të tregojë që PS nuk do të marrë në mbrojtje askënd për ata që kalojnë në dyert e SPAK, apo që priten të kalojnë. Ishte një mënyrë për të treguar diferencën, jo vetëm si po vepron politika, por edhe në të shkuarën. Rama ka përdorur këtë për të ndërtuar një lloj përkujtese që ka karakter elektoral. E mban partinë gjithmonë sikur zgjedhjet janë nesër.

Rama e di mirë që në perceptimin publik korrupsioni i qeverisë në përgjithësi ndikon dhe ka impakt elektoral. Synon të kufizojë hapësirën për korrupsion dhe ky është hap motorrizues për shtetin shqiptar.”, tha Nazarko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!