Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Prishtinë/ Gjyqi për UÇK, Nura: Vetëm Kuvendi e ndal turpin në Hagë

schedule13:40 - 16 Shkurt, 2026

schedule 13:40 - 16 Shkurt, 2026

Artur Nura komentoi në “News Line” vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë dhe deklaratat e tij lidhur me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.

Nura theksoi se mesazhet e kryeministrit Edi Rama ishin të qartë, por ishin mesazhe politike edhe për ndërkombëtarët.

“Mesazhet politike që dha sot Edi Rama, jo rastësisht. Zinxhiri komandues i UÇK që u ndërtua për t’ju kundërvënë një uzurpimi të dhunshëm…Pra gjetën interlekutor ndërkombëtarët, SHBA, britanikët, NATO-n e BE. Nëse do deklarohen fajtorë edhe ndërkombëtarët padyshim do të marrin një shuplakë. PO ashtu Rama tha se të dy shtetet duhet të reagojnë. Pse jo të merren iniciative politike. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare duhet të bëjnë sugjerime pa u marrë vendimi i gjykatës. Pra Rama jo rastësisht ishte sot. Kosovës po i bëhet padrejtësi, zoti Thaçi ishte nisur për në Shtëpi e Bardhë kur u njoftua mandati i arrestit. Duhet thënë se kjo gjykatë po bën vërtet turpe. Po punon me dosje të prokurorisë serbe. Duhet vullnet juridik sepse vetëm kjo mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve dhe qeveritë e kanë këtë kompetencë. Nderi duhet vënë në vend…”, tha Nura.



Gjithashtu ai theksoi se politika e brendshme në Kosovë ka probleme, por shtoi se këto duhen tejkaluar sepse vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik.

“Problemet e brendshme në një moment kaq të rëndësishëm historik duhen tejkaluar. Kjo situatë nuk ndëshkon katër persona, por Kosovën dhe historinë. Haga po ndëshkon historinë e Kosovës. Unë besoj që Rama duhet ta ketë në agjendë edhe komunikimin me LDK. Protesta që po bëhet ndaj Hagës janë të pranueshme. Qëllimi i Ramës ka qenë i caktuar për të bindur dhe shpresoj se do të bindë. Shpresoj që do të kemi një hap që do të jetë historik”, tha mes të tjerash ai.. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!