Çfarë s’u tha në vizitën e Erdogan? Historiani dhe ekspertët debat në studio: Pse vizita e tij ka interes për Shqipërinë

schedule21:44 - 10 Tetor, 2024

schedule 21:44 - 10 Tetor, 2024

TIRANË- Historiani Arben Llalla tha se vizita e Presidenti të Turqisë Rexhep Taip Erdogan nuk kishte asnjë mesazh të fshehur.

Ai theksoi se kërkesat e tij ishin publike dhe lidheshin konkretisht më ekstradimet e gylenistëve drejt Turqisë.

“Mesazhe të nëndheshme nuk ka. Ajo kërkon ekstradimet e gylenistëve që jetojnë në Shqipëri. Asnjë mesazh tjetër, ky është i vetmi mesazh publik i tij”.

Gjatë diskutimit në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilali u shpreh se çdo vizitë e Presidentit të Turqisë, ka rëndësi të jashtëzakonshme për vetë pozicionin ku ndodhet Shqipëria.

“Çdo vizitë e një presidenti turk ka rëndësi të jashtëzakonshme për pozicionin e Shqipërisë dhe gjendjen ku ndodhet Shqipëria. Të gjitha fuqitë kanë interesat e tyre në Ballkan dhe në Shqipëri në këtë rast”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!