Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se mesazhet e komisoneres në BE për zgjerim, Marta Kos gjatë vizitës në Tiranë, kishin karakter diplomatik.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se gjeopolitika po shtyn përpara integrimin në BE.
Unë gjykoj që vizita e komisioneres, zonja Marta Kos, ka rëndësi për të ripohuar për perspektivën që ka zgjerimi në Ballkanin Perëndimor. Situata në Ukrainë, adminsitrata e re amerikane, tashmë kemi një fuqizim të Rusisë, kjo vizitë merr një vlerë të re, pasi politika e zgjerimit shihet si domosdoshmëri. Kjo vlen edh epër Shqipërinë. Mesazhet ngjajnë, përjithësisht janë të karakterit diplomatik. Nuk pati mesazh të veçantë. Risia ishe që veçoi gjepolitikën që e ka shtyrë procesin dhe konfirmoi mbështetjen e BE për reformën në drejtësi. Ishte mesazh për debatin e brendshëm politik. Mesazhi ishte i qartë. Radha e hapjes së kapitujve është brenda rrjedhës normale dhe logjike të procesit. Rëndësia do varet nga shpejtësia dhe cilësia e detyrimeve që do të mbushë Shqipëria si vend negociator. Tani kemi ardhur në fazën e negociatave, teknikisht. Do ketë ndihmën dhe asistencën. Cilësia e procesit zgjedhor, edhe vota e diasporës duhet të realizohet në besueshmëri të plotë “, theksoi ai./abcnews.al

