Mesazhet e Erdogan/ Meçollari: Turqia, partner i rëndësishëm i Shqipërisë! Goxhaj: Ndihma ka qenë simbolike!

schedule21:26 - 10 Tetor, 2024

schedule 21:26 - 10 Tetor, 2024

Artur Meçollari në emisionin “360 Gradë” në ABC News, komentoi ceremoninë e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë, për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë intervistës në studio, Meçollari u shpreh se Turqia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.

“Pati një moment në lidhje në raporte me shtetin dhe fenë u prishën në ceremoni. Por mund të them që Turqia është një partner shumë i rëndësishëm pas SHBA në Shqipëri”, u shpreh Meçollari.

Gjithashtu Dritan Goxhaj, në studion e “360 Gradë” komentoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Ai u shpreh se nga ana e këndvështrimit të tij ndihma  që ka dhënë Turqia është simbolike

“Ndihma që ka dhënë Turqia është simbolike. Kemi një emergjencë të madhe, që prej 12 vitesh kemi repartin e helikopterëve ku aty kemi vetëm 3 helikopterë që operojnë. Turqia i ka të gjitha kapacitetet që t’u bënte shërbim”, tha Dritan Goxhaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!