Mesazhe kërcënuese, Meta i bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin

schedule10:51 - 24 Gusht, 2024

schedule 10:51 - 24 Gusht, 2024

Meta i ka paralajmëruar kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të tregohen të vëmendshëm gjatë fushatës, pasi zbuloi se një grup hakerësh i lidhur me Iranin u përpoq ta përdorte WhatsApp-in, aplikacionin për dërgimin e mesazheve kërcënuese.

Meta është kompania më e fundit e teknologjisë që paralajmëron për kërcënimet e mundshme që përbëjnë hakerët për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, mes nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Më herët, Google dhe Microsoft zbuluan se grupe të ngjashme tentuan të kryenin hakerime, dhe u tha se këto grupe ishin të lidhura me Iranin.

Llogaritë në WhatsApp të lidhura me një “aktor kërcënues” iranian dërguan mesazhe duke pretenduar se ato ishin mbështetje teknike për AOL, Google, Yahoo, apo Microsoft, sipas Metës.

Meta tha këto llogari të përfshira në “inxhinieri sociale” u bllokuan. Më herët këtë muaj, Inteligjenca amerikane konfirmoi se Irani e ka hakuar fushatën e Trumpit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!