“Mesazh dashurie dhe optimizmi” Bufaj: Kënga nisi si një homazh për mjekët por përfundoi për gjithë shqiptarët

schedule17:17 - 31 Mars, 2020

schedule 17:17 - 31 Mars, 2020

50 artistë shqiptarë u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i orkestruar nga i madhi Avni Mula.

Nën organizimin e Suzana Turkut dhe pjesëmarrjen e Inva Mulës, Kastriot Tushës, Vikena Kamenicës, etj., artistët sollën këngën në kushtet e distancimit social ku secili u bë i pranishëm përmes celularit nga shtëpia e tij.

Këtë këngë, të cilën ata e cilësuan si “himn të ditëve të koronavirusit për shqiptarët”, artistët e prezantuan për herë të parë në studion e Endri Xhafos në Abc News, në të cilën nuk munguan edhe emocionet.

Të pranishëm fizikisht dhe virtualisht në studion e Abc News ishin Inva Mula, Suzana Turku, Klodian Qafoku dhe Ardita Bufaj.

Kjo këngë ka ngritur peshat e gjithë shqiptarët e cila nisi si një homazh për të gjithë mjekët në Shqipëri, dhe përfundoi e ka shkuar përtej kësaj, sepse është shndërruar tashmë në një himn për dashurinë për njëri-tjetrin tek të gjithë shqiptarët.

Në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo pianistja Ardita Bufaj, pjesë e artistëve që realizuan këtë këngë madhështore në kushtet e virtualitetit u shpreh se, të gjithë artistët në këtë moment të vështirë për njerëzit, kanë dashur të përcjellin mesazhin e dashurisë dhe optimizmit.

“Ky është një mesazh shprese, për të gjithë mjekët që përballen me këtë virus. Është shumë e rëndësishme, muzika në vetvete ka një perceptim emocional, estetik dhe human të veçantë. Një artist me të kënduarin mund të thotë mijëra fjalë, gjithashtu dhe kënga ka një pushtet universal. Të gjithë artistët e rinj të zhanreve të ndryshme, kanë mbërthyer audiencën për të dhënë nje leksion të fortë për optimizmin, për shpresën dhe për të ardhmen e njerëzimit.

Mezashi ynë është: falni sa më shumë dashuri, këtë moment të vështirë shiheni si një moment pozitiv për ti falur dashuri njerëzve që kemi pranë. Ideja fillestare si një homazh për mjekët që janë në vijën e parë që lufton me armikun, është tejkaluar dhe është shkuar përtej idesë fillestare”, tha pjanistja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!