Kryeministri Edi Rama, ka publikuar foton familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë qëndron pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, shkruan ai në postim.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel, ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Gazetarja e ABC në Bruksel, Eriza Zykaj ka zbardhur deklaratën e përfaqësuesit të larë të BE, Josep Borell para darkës. Ajo tha se ky format është për të inicuar fillimisht nga ish-përfaqësuesja a lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton dhe kjo darkë pune zhvillohet në këtë vijueshmëri, por në një kontekst krejt të ndryshëm se ai i mëparëshmi: agresioni rus në Ukrainë. /abcnews.al/