Korrespondenti i agjencisë turke të lajmeve Anadolu në qytetin Hatay, Burak Mili, gruaja e tij dhe vajza e tyre pesë muajshe janë mes viktimave të tërmetit në Turqi,
Burak Milli, 31 vjeç, gruaja e tij Aysen Milli, 30 vjeç dhe vajza e tyre Eylul Lina u gjetën në rrënojat e banesës së tyre në rrethin Iskenderun (Alexandretta) të provincës Hatay.
Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe vullnetarët gjetën trupat e pajetë të familjes Milli në ditën e katërt të tërmetit.
Trupat e Burak Milit, gruas së tij dhe foshnjës u dërguan në morgun e spitalit.
/abcnews.al