Mes tyre Spiropali, Xhafaj e Braçe, kush ishin deputetët socialistë që kërkuan shkarkimin e Metës?

schedule16:08 - 27 Korrik, 2020

schedule 16:08 - 27 Korrik, 2020

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta.

Në këtë mënyrë Presidenti Meta shpëtoi zyrtarisht nga shkarkimi.

Gjatë votimit u vunë re se 6 deputetë të PS, përfshi dhe Spiropalin nuk kanë mbështetur “faljen e Metës”, dhe kanë kërkuar me ngulm shkarkimin e Presidentit.

Deputetët që abstenuan janë: Amra Borova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver ROshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi.

Pro shkarkimit të Ilir Metës votuan: Eugen Bojaxhiu , Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli.

Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace.

Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Sipas raportit të Komisionit Hetimor, shkeljet e Metës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar nga detyra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!