Mes tyre Shqipëria, Rusia fut edhe Greqinë në listën e vendeve armike

schedule11:38 - 22 Korrik, 2022

schedule 11:38 - 22 Korrik, 2022

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë shtuar në listën e shteteve jomiqësore ndaj Rusisë, njoftuan pak orë më parë autoritetet ruse sipas agjencisë TASS, raporton abcnews.al.

“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhej në deklaratë.

Lexo edhe: Rusia shpall Shqipërinë vend jomiqësor, Putini firmos dekretin: Masat kundër

Dokumenti parashikon kufizimin e mundësisë (deri në ndalimin e plotë) për vendet e tilla për të punësuar punonjës rusë për ambasadat e tyre, konsullatat dhe zyrat përfaqësuese të agjencive qeveritare.

Lista e miratuar nga qeveria, përveç emrave të vendeve, specifikon numrin e individëve në Rusi, me të cilët misionet diplomatike të vendeve jomiqësore dhe zyrat e tyre konsullore mund të lidhin kontrata pune. Kështu, sipas dekretit të ri, Greqia ka një limit prej 34 personash, Danimarka – 20, Sllovakia – 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të punësojnë punonjës për misionet e tyre diplomatike dhe institucionet konsullore“, tha kabineti i ministrave.

Më herët, në maj 2021, u vendosën kufizime ndaj misioneve diplomatike amerikane dhe çeke. Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe mund të zgjatet sipas autoriteve ruse.

Më herët, Rusia kishte futur edhe Shqipërinë në listën e vendeve jomiqësore.  /abcnews.al