Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 18 raste të reja me koronavirus në qarkun e Korçës ditën e sotme.
Gazetarja Lediona Xheladinaj bën të ditur për abcnews.al se nga 15 personat e infektuar në Korçë, 4 prej tyre janë mjekë të spitalit të Korçës, ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të mjekëve.
Ndërkaq, dy të infektuar janë në Devoll dhe një në Kolonjë. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 125 raste të reja dhe një humbje jete nga koronavirusi. /abcnews.al