Policia greke arrestoi tre shtetas shqiptarë në zonën e Xirokrinit, me akuzën e trafikut të drogës.
Hetimet drejtoheshin nga Prokuroria e Selanikut. Të ndaluarit akuzohen se kanë sjellë nga Shqipëria në Greqi një sasi të konsiderueshme droge.
Sipas mediave greke, të arrestuarit janë dy burra dhe një grua të moshave 38, 25 dhe 26 vjec. Në banesën e tyre u gjet një sasi e caktuar kokaine, marijuanë, peshore, telefona celularë dhe para cash.
Ndërkaë, ndaj 38 vjeçarit shqiptar u cili besohet të jetë dhe kreu i grupit kriminal, ishin lëshuar dy urdhër arresti nga policia greke./abcnews.al