Ajo që duhet të ishte një finale për kreun e Grupit I në Kupën e Botës, u kthye në një miqësore.
Franca mundi Norvegjinë, duke kaluar si e para në raundin tjetër të turneut.
Nuk kishte as sfide mes Mbappe dhe Haland. Francezi luajti 85 minuta pa realizuar. ndërsa norvegjezi u la pushim në këtë sfidë.
Ylli i mbrëmjes ishe Dembele, që shënoi tre gola në pjesën e parë për Francën.
“Topi i Artë” u ngjit në kuotën e katër realizimeve, po aq sa Mbape dhe vetëm një më pak se Mesi, duke hyrë bindshëm në garën e për shënuesin më të mirë të Botërorit./abcnews.al



