“Të jesh në këto male me ujë të freskët, mos të ketë ujë me pirë është turp”, kështu shprehet një qytetar.
1500 banorë të fshatrave Kovashicë dhe Kurberg në Dibër nuk furnizohen me ujë prej vitesh.
Ata thonë se uji që rrjedh në çezma ka erë të rëndë.
Për këtë arsye inspektorati i higjenës pas analizave, u kërkoi banorëve të mos e përdorin.
“Jemi pa ujë prej 5-6 vitesh. Kam bërë analizat dhe nga përgjigja ka dalë i ndotur me ujërat e zeza. Pusetat i bllokojnë. Ujërat e zeza bashkohen me ujin e pijshëm.
E kemi bërë problem. Shkojmë në një fshat tjetër për të mbushur ujë. As për gjellë, e as për tu larë nuk bën”, shprehet një qytetar.
Banorët thonë se uji i pijshëm bashkohet me kanë e ujerave të zeza
Alternative e vetme është të mbushin ujin në fshatin më të afërt.
“Ky fshat shkon për të mbushur ujë në zona të tjera. Mbushim ujë me bidona”, thonë ata.
Situata vazhdon të mbetet e njëjtë prej 5-6 vitesh vitesh. Përveç urdhërit për të mos e përdorur, zgjdhja për këta banorë nuk është gjetur ende. /abcnews.al/