Mes lotëve, e moshuara fryn qirinjtë! Paragjykime, covid dhe dashuri në azil?

schedule18:50 - 23 Nëntor, 2021

schedule 18:50 - 23 Nëntor, 2021

Dikur ka qenë kryeinfermiere e përgjithshme e QSUT, por sot Mimoza Kalaja ka marrë një tjetër drejtim në jetën e saj profesionale. Pasi la statusin dhe vendin e rëndësishëm të punës ju rikthye pasionit për të kujdesur për të moshuarit. Vetë ajo personalisht në të njëjtën banesë ku jeton me familjarët e saj kujdeset për gjendjen shëndetësore por edhe atë mendore të 18 të moshuarve. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Kalaja shprehu se përtej sfidave të përditshmërisë, vështirësia më e madhe ishte kur u infektua me covid njëkohësisht me 6 pensionistë, ku ndër ta ishte dhe një 98 vjeçar që sot gëzon shëndet të plotë.

“Unë ende nuk e di si hyri virusi, mbaja një përgjegjësi të madhe përpara familjarëve. Unë i kam informuar që në ditën e parë dhe i kam kërkuar të ma lejnë mua në dorë situatën. Izolova 6 banorët e infektuar ndërkohë që unë vuaja temperatura të larta. Vetë u shtrova në intensive, ku covid u përkeqësua për shkak të ankthit dhe stresit që po përjetoja.”,  rrëfeu kryeinfermierja për momentet më të vështira të punës së saj.

Plot historia ka Mimoza për të treguar, por ajo që zgjodhi të ndante me shikuesit ishte rasti i një personi të alkoolizuar që ja doli të “rikthehej” në jetë.

“Një i alkoolizuar, ishte rrëzuar, ishte operuar në kokë dhe ka ardhur në gjendje kome. Familjarët e sollën për të kaluar ditët e fundit aty. Ne e kemi ushqyer me shiringa, dhe ju betohem është ngritur dalëngadalë dhe me këmbët e tija ka shkuar te fëmijët e tij në Itali.”

E pyetur nga Ermal Peçi nëse ka ndjenja dashurie me të moshuarve në studio, Kalaja shprehu:

“Mos u çudisni nëse krijojnë një afeksion mes njëri tjetrit. Nuk e kanë dhënë se janë burra shqiptarë në msohë dhe nuk e japin veten por unë shoh shkëndija të vogla, pyesin për njëri tjetri apo bëjnë biseda të ndryshme.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!