Mes lotësh, Lei Kraja tregon 3 momentet më të vështira të jetës së saj

schedule22:04 - 20 Janar, 2021

schedule 22:04 - 20 Janar, 2021

Moderatorja e njohur, Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin në ABC.

Me karakterin e saj mjaft çlirët dhe me sinqeritetin që e karakterizon, Lei ka folur edhe për divorcin e prindërve të saj vite më parë, që i ka lënë akoma dhe sot e kësaj dite gjurmë.

“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.”, ka rrëfyer Lei.

LEXO EDHE: Lei Kraja: Duhet të jesh mirënjohës për njerëzit që të kanë ndihmuar, suksesi nuk arrihet vetëm

Më pas ajo shton: “Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.”

“Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira”, ka treguar Lei ndërkohë që është prekur dhe nisi të lotojë në studio duke prekur edhe të ftuarit e tjerë./abcnews.al