Mes lotësh, Jonida Vokshi rrëfen për herë të parë momentin e vështirë nga ardhja në jetë e Emit

schedule22:41 - 2 Qershor, 2021

schedule 22:41 - 2 Qershor, 2021

Një ndër rubrikat më emocionuese në “E Ardhmja është vajzë” është “Në mundsh”. Një ndër momentet më të lumtura të jetës për Jonida Vokshin është ardhja në jetë e Emit, por për aktoren kjo përvojë ka qenë emocionuese aq dhe e vështirë.

Nga studioja e emisionit, ajo rrëfeu mes lotësh një moment të vështirë kur po sillte në jetë vogëlushen e saj. “Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida. /abcnews.al