Mes kanioneve dhe lumit, shpëtohet turistja gjermane

schedule17:01 - 5 Korrik, 2018

schedule 17:01 - 5 Korrik, 2018

Policia e Skraparit ka arritur të shpëtojë një turiste të huaj që kishte mbetur vetëm në lumin Osum, poshtë kanione.

Turistja gjermane K.P sëbashku me një turist po gjerman ishin futur në kanione me varkë, por kjo e para e kishte lënë udhëtimin përgjysmë. Për pasojë kishte mbetur vetëm në lumë në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës”.

Ajo u nxorr jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor dhe falë ndihmës së shpejtë të policisë, të cilët përshkruan lumin me not në një gjatësi prej 300 metrash me not./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!