Mërzia e Berishës, ish-kryeministri: Xhaminë e nisa unë. Po fajin e ka Edi Rama

schedule18:08 - 10 Tetor, 2024

schedule 18:08 - 10 Tetor, 2024

Sali Berisha, nuk qëndroi indiferentë nga ajo që ndodhi këtë të enjte, jo shumë larg nga banesa e tij, inaugurimin e hapjes së xhamisë së madhe të Namazgjasë.

Nga arkiva ai ka nxjerr një video, e prillit të 2013-ës, kur ai si Kryeministër firmosi marrëveshjen për t’i dhënë udhë nisjen e ndërtimit të xhamisë, së bashku me Bashën, kryebashkiak i Tiranës në atë kohë dhe Kreun e KMSH-së.

“Ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie”, nënvizoi Berisha.

Në këtë inaugurim të bërë nga Berisha, mungon Presidenti Rexhep Tayyp Erdogan, edhe pse financimi për ndërrimin e xhamisë është i shtetit turk. Por Berisha thotë që pasi humbi zgjedhjet po atë vit që e inauguroi, ndërtimi i bllokua.

“Pas zgjedhjeve Rama në një akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë”, tha Berisha.

Për nisjen e punimeve pati një ceremoni të dytë, në 2015, kur simbolikisht guri i parë u hodh nga Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij shqiptar i kohës, Bujar Nishani.

“Fillimi i ndërtimit të xhamisë u inaugurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës Komunitetit Mysliman dhe ndërtimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikës së Turqisë Erdogan, i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financimin e ndërtimit të xhamisë”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha vijon me një falënderim për besimtarët myslimanë turq, për dhuratën siç thotë ai, ata i bënë shqiptarëve, duke akuzuar më pas Ramën për përçarje që kërkon të shkaktojë mes besimtarëve në vend, përmes idesë së Shtetit Sovran Bektashij.

““Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inaugurim Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët mysliman të Shqipërisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson”, tha më tej Berisha.

Ideja për Shtetin Sovran PD-ja e ka cilësuar të papranueshme pasi dëmton tolerancën dhe bashkëpunimin fetar në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!