Friedrich Merz ka dënuar Iranin për sulmet e tij të ripërtërira ndaj vendeve fqinje.
Kancelari gjerman tha në një postim në X se sulmet ndaj objekteve bërthamore në veçanti “përbëjnë një kërcënim për sigurinë e njerëzve në të gjithë rajonin”.
“Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.
“Irani duhet të hyjë në negociata serioze me SHBA-në, të ndalojë kërcënimet ndaj fqinjëve të tij dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit pa kufizime” , shtoi Merz.
Iran muss in ernsthafte Verhandlungen mit den USA einsteigen, aufhören, seine Nachbarn zu bedrohen und die Straße von Hormus ohne Einschränkungen öffnen.
— Bundeskanzler Friedrich Merz (@bundeskanzler) May 18, 2026
Më herët është raportuar për një zjarr në një central bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve gjatë fundjavës. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se nuk kishte rrezik rrezatimi dhe askush nuk u lëndua.
Arabia Saudite tha gjithashtu se kishte kapur sulme të reja me dronë./abcnews.al


