Dries Mertens po zhvillon sezonin e fundit me Napolin. Kontrata i përfundon në verë dhe belgu ka vendosur të largohet me parametra zero për të nisur një aventurë të re.
Interi është përfolur si një nga destinacionet e ardhshme, por në Francë po nxitojnë t’i mbushin mendjen. Monaco ka përgatitur një ofertë dhe Corriere dello Sport zbulon detajet.
Klubi nga Principata ka gati një kontratë deri në verën e vitit 2022 për sulmuesin 32-vjeçar, i cili do të përfitojë një rrogë prej 5 milion eurosh dhe 5 milion të tjera në dorë në momentin e firmës. Shifra të kënaqshme financiare që kënaqin sulmuesin belg. /abcnews.al