Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, arrestohet 34 vjeçari në Vlorë

schedule08:50 - 7 Korrik, 2023

schedule 08:50 - 7 Korrik, 2023

Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës për mashtrim. Mësohet se i riu nga Kuçova merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente më. Sipas policisë, ai i merrte automjetet me qëllim që t’i shiste në pika skrapi. Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.”, njoftoi policia./abcnews.al