Merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale, GJKKO dënon me 5 vite e 8 muaj burg 3 ish-zyrtarë në Durrës

schedule15:00 - 29 Prill, 2025

schedule 15:00 - 29 Prill, 2025

Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite e 8 muaj heqje lirie,  3  ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.

Kështu gjykata  dënoi  2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën.

Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove.  Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!