DURRËS- Dy persona në Durrës kanë përfunduar në pranga të Policisë.
Ata u merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike, e cila ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.
Të arrestuarit janë Ali Muço dhe Mariglen Gruda, të dy banues në Durrës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së dy të rinjve./ abcnews.al