“Merrja fletërrufe se ndiqja modën”, Lili Cingu: Më kontrollonin te dera, si më shpëtoi ministri

schedule12:10 - 18 Prill, 2023

schedule 12:10 - 18 Prill, 2023

Lili Cingu njihet nga të gjithë brezat si Mbretëresha e Valles Shqipe. Ajo ka spikatur gjithmonë jo vetëm për vallet që realizon, por edhe për pamjen e jashtme.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Lili ka zbuluar se i pëlqente të ndiqte modën dhe në kohën e komunizmit, si pasojë ka marrë herë pas here dhe fletërrufe. Ajo ka theksuar se pavarëisht se sistemi e ndalonte, gjente mënyrën për t’u rregulluar.

Vështirësitë i kemi ndjerë dhe në sistem, sepse si të reja që ishim, ishte diçka që nuk duhet ta ndiqje modën. Na iku rinia që mos të ndiqnim modën, por dreqi ta hajë. Nqf të se flokët i merrja dhe i bëja diçka të bukur këtu mbrapa, duhet të haja fletërrufe, por pse duhet të haja fletërrufe? Për flokun?!

Fillonte moda dhe ne duhet ta ndiqnim çik, e bënim pantallonin më të gjerë. Kontrolli te dera të kontrollonte dhe unë ça bëja, i ngrija me paramande këtu lart dhe i vishja poshtë palltos, edhe hyja në institucion, kur dilja i lëshoja prap. Fletërrufe për Lilin. Thosha: ‘Unë s’kam gjë’. Punoja, jepja maksimumin tim, derisa arriti ministri vetë dhe tha: ‘Të bëjë ça të dojë, Lili është e para’”, u shpreh Lili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!