Merret i pandehur ish-kreu i komunës Pajovë për fshehje të pasurisë

schedule10:41 - 25 Prill, 2018

schedule 10:41 - 25 Prill, 2018

Prokuroria mbyll hetimet për ish-kryetarin e Komunës së Pajovës në Peqin, Albert Kreci dhe dërgon dosjen kundër tij në gjykatë. Kreci, i cili për dy mandate ka drejtuar njësinë vendore në Peqin nën siglën e PD-së, akuzohet për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunës publikë

I pandehur është marrë edhe Shpëtim Plaku teknik, i cili akuzohet për deklarim të rremë.

Hetimet ndaj këtyre dy personave kishin nisur në 2015-ën, pasi dyshoheshin se kishin kryer “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Kreci dyshohet se nuk ka deklaruar një sërë kontratash qiraje dhe shitje të kryera për llogari të një firme që ofronte shërbime televizive kabllore. Gjithashtu ai dyshohet se ka bërë kontrata false qiraje dhe borxhesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!