Hetuesit izraelitë kanë marrë në pyetje kryeministrin Beniamin Netaniau dhe bashkëshorten e tij të cilët akuzohen për korrupsion. Në një intervistë televizive kreu i ekzekutivit izraelit u shpreh se nuk do të jepte dorëheqje pavarësisht situatës.
E përditshmja izraelite “Jerusalem Post” raportoi për marrjen në pyetje të kryeministrit të vendit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortes së tij, mëngjesin e së premtes. Në një intervistë televizive Netaniau u shpreh se nuk është fajtor dhe rrëzoi akuzat për korrupsion:
“Kam bërë gjithmonë më të mirën për shtetin e Izraelit. Dhe do të vazhdoj ta bëj duke qenë ende kryeministri i vendit. Unë e di se çfarë ka ndodhur, dhe ajo nuk ëshët diçka e paligjshme.”
Më tej ai përmendi faktin se në rini ka qenë pjesë e forcave specuale të ushtrisë dhe vëllai i tij kishte humbur jetën në një operacion për shpëtimin e disa pengjeve.
Policia në fakt ka kërkuar një proces për dy akuza për korrupsion por për momentin Netaniau do të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë. Kjo e fundit dhe mazhoranca e kanë mbrojtur, madje dhe prokurori i përgjithshëm i cili ka kërkuar shtatë muaj kohë për të vendosur nëse do ta çojë në gjyq. Dhe mund të vendosë në fund që të mos ketë asnjë proces.
Netanyahu është kryeministri i dytë që ka qëndruar më shumë në pushtet pas Ben Gurion; është i pari që ka lindur në Izrael pas brezit të themeluesve. Është gjithashtu i pari që ka qenë për shumë kohë në objektivin e policisë. Aktualisht akuzat që i janë bërë atij nga policia janë katër, dhe pse në zyrën e prokurorisë janë dërguar vetëm dy.
Analistët në vend vlerësojnë se ai do të qeverisë Izraelin dhe për shumë muaj të tjerë, por beteja politike dhe gjyqësore që duhet të përballojë do të jetë shumë e ashpër./abcnews.al