“Merre, është tritol fare”/ Zbardhen bisedat e shpërndarësve të drogës me agjentët e infiltruar

schedule15:28 - 25 Janar, 2024

schedule 15:28 - 25 Janar, 2024

“AbcNews”, ka siguruar disa nga bisedat ku agjentët e antidrogës të Policisë e Tiranës, të infiltruar në rrjetin e shpërndarësve të drogës, kontaktojnë me disa prej tyre dhe bëjnë blerje të simuluara.

Një rast i tillë është blerja e një sasie droge tek i arrestuari Besjon Tafa. Në bisedat e zbardhura nga “AbcNews”, agjenti i policisë i kërkon që të marrë një sasi kokaine, ndërsa Besjon Tafa duke dashur që t’i tregojë cilësinë e drogës i thotë që e ka “super tritol” që nënkupton se është shumë e pastër dhe e fortë.

Pjesë nga bisedat:

Agjenti: Është krizë farë mo vlla, kur?

Besjon Tafa: Qetësohu mor burrë! O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di çfarë ke pirë ti mbrëmë, as se ku ke pirë, por kjo është super tritol.

Agjenti: Ma jep ta shikoj njëher.

Besjon Tafa: Kaq di të them vllai jot, se të gjithë të tjerët thonë se e kanë të mirë.

Agjenti: Po pra po.

Besjon Tafa: Tashi çunave u ka pëlqyer shumë.

Më pas biseda mes agjentit dhe trafikantit vijon për të lënë vendin e takimit në zonën e Oxhakut në kryeqytet. Besjon Tafa, porositë e drogës I dorëzonte me një tjetër person në mënyrë që të shmangte takimin e drejtpërdrejtë me klientët e tij.

edhe arrestimi i Rubens Huqit është bërë pas një tjetër blerje të simuluar. Ky I fundit duke dashur që të tregojë cilësinë e drogës së tij shprehet se është “yll fare”.

Pjesë nga biseda:

Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë që pret, se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Agjenti: Po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?

Rubens Huqi: Zero katshe

Agjenti: Zero katshe?

Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll… (nuk kuptohet)…mos do me ngel më shumë. Ika lac

Agjenti: Mir vlla.

Të arrestuarit e operacionit “Tempulli” dolën të mërkurën para gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të lërë prapa hekurave 46 nga 48 të arrestuarit. Vetëm për dy gra është caktuar masa arrest shtëpie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!