Pothuajse të gjithë e kanë provuar në jetën e tyre të luajnë një herë futboll. Si gjithmonë, pozicioni më pak i preferuar është ai i portierit. Shumë ekipe amatore, apo edhe grupe të rinjsh, organizohen mes tyre për të luajtur kalçeto vuajnë në këtë repart.
Por, mesa duket në Angli e kanë gjetur zgjidhjen. Tashmë është licencuar një aplikacion në të cilin çdo ekip mund të gjejë një portier. “Rent a Keeper” quhet risia më e re, ku mund të marësh me qera portierin për një ndeshje.
Madje pas përfundimit të sfidës ekipi apo individët që e morën me qera portierin mund ta vlerësojnë performancën e tij. Ajo fillon nga 1 yll që është rezulatati më i dobët deri në 5 yje. Një gjetje perfekte! / abcnews.al