“Merr hakun e nënës së saj”, momenti kur një amerikane pështyn dhe godet kryebashkiakun

schedule11:11 - 21 Shtator, 2023

schedule 11:11 - 21 Shtator, 2023

Një sulm i pazakontë ka ndodhur me kryebashkiakun e një qyteti në Utah në SHBA, kur vajza e një gazetareje e pështyu dhe e goditi me grusht jashtë bashkisë.

David Young, kryebashkiak i qytetit të Orem, po qëndronte jashtë bashkisë së qytetit me disa njerëz të tjerë kur Linnea Pugmire iu afrua grupit dhe filloi të shante zyrtarin.

Pugmire më pas pështyu kryebashkiakun, duke tronditur kalimtarët, përpara se të godiste me grusht kryebashkiakun dhe një grua të paidentifikuar. Yangut iu deshën disa sekonda për të kuptuar se po qëndronte përballë vajzës së një gazetareje, të cilën ai e kishte sulmuar më herët gjatë mbledhjes së këshillit të qytetit.

Sipas raportit në fund të takimit, kryebashkiaku kishte akuzuar gazetën lokale të qytetit, The Daily Herald, dhe gazetaren Jenelle Pugmire për artikuj të shkruar për këshillin e qytetit, atë dhe familjen e tij në muajt e fundit.

Young, i cili po kryen mandatin e tij të parë si kryetar bashkie, lexoi titujt e artikujve të ndryshëm të gazetës, duke kritikuar titujt dhe artikujt.

Pugmire u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut, ku ajo përballet me akuza të shumta, duke përfshirë dy akuza për kërcënimin e zyrtarëve të zgjedhur dhe një akuzë për sulm, sipas FOXnews.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!