Merr fund pengmarrja në Lezhë/ Policia: Autorët zbritën nga makina 35 vjeçarin. Pika kontrolli drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit

schedule16:10 - 3 Prill, 2025

schedule 16:10 - 3 Prill, 2025

Merr fund pengmarrja e Ded Gjokës! Policia e Lezhës ka njoftuar se autorët kanë zbritur nga makina, Ded Gjokën, i cili u morr peng afër një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Sipas informacionit të policisë 35-vjeçari ndodhet në Spitalin e Lezhës, ku po merr kujdes shëndetësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po ushtron kontroll në banesat e personave që e morën në automjet Gjokën, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ded Gjoka u mor peng rreth orës 14:30 nga 3 persona, banues ne fshatin Tresh. ABC News ka mësuar se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti. Autorët fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë rrëmbyer 35-vjeçarin.

“Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh ”, njoftojnë më tej blutë e Lezhës.

Gjithashtu mësohet se u ngritën pika kontrollit në akset kryesore rrugore, drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!