Merr fund kalvari i vuajtjeve, vajza që mbahej me zinxhir shtrohet në spitalin psikiatrik të Shkodrës 

schedule15:44 - 30 Korrik, 2022

schedule 15:44 - 30 Korrik, 2022

Nga Ahmet Zani

Pas shumë sorollatjesh më në fund 31 vjeçarja e sëmurë mendore që mbahej me zinxhir do të trajtohet në spitalin psikiatrik në Shkodër. Këtë mëngjes autoambulanca e Laçit e mori vajzën të shoqëruar nga nëna dhe e transportuan për në spitalin e Shkodrës. Nëna e gëzuar tha se më në fund vajza e saj do të marrë mjekimin e nevojshëm.

Lexo edhe: “Po e lashë të lirë mund të dëmtojë veten ose të tjerët,” vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir

Ky është dhe momenti ku pas një orë udhëtim 31 vjecaria mbërrin në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës. Abc mëson se ajo do të marrë trajtim dhe do qëndrojë e shtruar rreth një muaj. Më pas do kryehet vlerësimi dhe vajza mund të strehohet në një qëndër rezidenciale të shëndetit mendor.

Lexo edhe: Zgjat pak gëzimi i nënës, vajza e sëmurë që mbahej me zinxhirë sorollatet spitaleve

E reja nga fshati Zheje i Kurbinit prej disa kohësh kishte shfaqur shenja agresiviteti. Nëna e saj Marta Cacurri, që ajo të mos dëmtonte veten dhe të tjerët ishte e detyruar ta mbante të lidhur me zinxhir.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!