Dr. Dre më në fund është divorcuar dhe nuk mund të ishte më i lumtur. Ai ka finalizuar divorcin nga ish gruaja, Nicole Young pas një betejë ligjore prej 1 miliard dollarësh dhe 25 vitesh martesë. Reperi 56 vjeçar u fotografua duke pozuar krahas disa tullumbaceve që tregonin statusin e tij të ri.
Dre dhe ish gruaja e tij, ranë në një marrëveshje pas më shumë se një viti procedurash divorci. Mediat e huaja raportojnë se Dr. Dre ra dakord t’i paguante Young një shumë prej 2 milion dollarësh, si dhe gjysmë milioni dollarë për të mbuluar tarifat e saj të avokatit.
Është një shumë e madhe por dukshëm më pak se 2 milionë dollarët që po kërkonte Young për mbështetje mujore bashkëshortore. /abcnews.al